Ylli i skuadrës nga Chesapeake Energy Arena ka vënë firmën e tij në kontratën më të vlefshme ndonjëherë në NBA, pas akordit që besohet se u arrit të premten pasdite

21:30, 29 Shtator 2017

Asi i Oklahoma City Thunder, Russell Westbrook, MVP i edicionit të shkuar të NBA, ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës edhe për pesë vjet, që peshon plot 205 milionë dollarë.

Akordi i ri hyn në fuqi edicionin tjetër, duke e bërë Westbrook lojtarin që ka nënshkruar kontratën më të vlerë në histori të NBA.

Agjenti i tij, Thad Foucher, president i Wasserman Media Group dhe drejtori i Thuner, Sam Presti, akordin e kanë finalizuar pasditen e së premtes, raportojnë burime të afërta me ta.

Interesante