21:30, 12 Korrik 2018

West Ham United ka mbajtur bisedime me yllin e Manchester City-t, Yaya Toure, por kanë ngurruar që t’ia ofrojnë një marrëveshje, sipas raportimeve nga The Sun.

35 vjeçari ishte nën shënjestrën e Çekanëve, pasi që kontrata e tij me kampionët anglezë skadoi këtë verë, por tani me shumë gjasë ky klub nuk do ta marrë atë në radhët e veta.