14:35, 17 Shkurt 2017

Menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger ka thënë se do të jetë në menaxhim edhe në sezonin tjetër, duke mos konfirmuar nëse do të qëndrojë në Emirates Stadium.

67 vjeçari ka qenë me The Gunners për 21 vjet, ndërsa është në fund të kontratës e cila skadon në fund të sezonit dhe se nuk ka ndonjë garanci se do ta vazhdojë të ardhmen në Londër.

“S’ka rëndësi se çka ndodh, unë do të menaxhojë edhe sezonit tjetër, qoftë këtu, qoftë diku tjetër”, ka thënë Wenger duke mohuar pensionimin.

“Është e rëndësishme për klubin që të marrë vendimin e duhur për të ardhmen”, ka shtuar ai.

Më pas Wenger ka thënë se ka shumë mundësi për të shkuar në klubet tjera, por që kujdeset për klubin dhe të ardhmen.

“Është me rëndësi për të qenë në duar të sigurta”, ka shtuar Wenger, transmeton Klan Kosova.

Interesante