Tekniku francez mund të shkarkohet, nëse dështon t’i kualifikojë Topçinjtë në garën më elitare të futbollit europian për klube

19:04, 16 Shkurt 2018

Arsene Wenger po përballet me presionin gjithmonë e më shumë në rritje për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, pasi rrezikon largimin nga Emirates Stadium, nëse kjo nuk ndodh.

Klubi londinez po konsideron seriozisht divorcin me teknikun, meqë disa drejtues mendojnë se është vërtet koha për ndryshim, dhe klubi duhet të gjejë një trajner të ri.

Shkarkimi eventual i francezit do të bëhej një opsion më real nëse Arsenal do të dështonte për tu kualifikuar në garën më elitare të futbollit europian për klube, për herë të parë pas 1998.

Interesante