Weinstein tregon gishtin e mesit NULL NULL 12.10.2017 12:00 12.10.2017 12:00 Harvey Weinstein është fotografuar duke “ia treguar gishtin e mesit botës”, të mërkurën, orë para se të shkonte në një qendër rehabilitimi, që besohet të jetë në Arizona. Ai u duk i lodhur teksa u fut në zyret e avokates së tij, Patty Glasser. Teksa po hynte brenda, 65 vjeçari ngriti gishtat e mesit, dhe u tregua i papenduar pas supozimeve dhe akuzave për përdhunim dhe sulm seksual nga së paku 30 aktore hollivudiane. Sidoqoftë, para se të largohej për në qendër rehabilitimi u tha fotografëve që nuk po kalon mirë, porse po kërkon ndihmë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.