Weinstein e kishte ngacmuar edhe Lupitën NULL NULL 20.10.2017 19:35 20.10.2017 19:35 Fituesja e çmimit Oskar, Lupita Nyong’o, ka pohuar se producenti Harvey Weinstein, e kishte ngacmuar në shtëpinë e tij. Ajo është aktorja më e fundit e cila ka dalë me akuza për Weinstein-in, për akuza për sulm dhe ngacmim seksual. Nyong’o pohon që ajo ishte ftuar në shtëpinë e tij familjare në Connecticut për shfaqjen e një filmi, gjatë së cilit i kishte thënë asaj që të shkonte në dhomën e tij të fjetjes. Sidoqoftë, ajo tha se kishte thënë se ia kishte dalë të largohej nga Weinstein. Nyong’o i bëri këto të ditura në një ese për The New York Times. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Cillian Murphy rezervon rolin e ri në një film që bazohet në histori të vërtetë 2 days