Weinstein del nga rehabilitimi për varësi nga seksi NULL NULL 22.10.2017 09:21 22.10.2017 09:21 CANNES, FRANCE - JUNE 24: Co-Chairman, The Weinstein Company and Co-Founder, Miramax Harvey Weinstein attends The Cannes Lions 2016 on June 24, 2016 in Cannes, France. (Photo by Christian Alminana/Getty Images) Producenti amerikan, Harvey Weinstein, ka përfunduar tretmanin për rehabilitim për varësi ndaj seksit. Vetëm një javë pasi që ka hyrë në rehabilitim, Weinstein ka përfunduar atë. Psikologët e qendrës së rehabilitimit ku ka qëndruar ai, kanë thënë se ai ishte shumë i përkushtuar në program, transmeton Klan Kosova. Ndonëse pacientët e tjerë që kanë qenë në atë spital, ditë më parë janë shprehur për media që Weinstein i ka neglizhuar tërësisht pikat e programit, madje ata kanë thënë se atë edhe e ka zënë gjumi shpesh gjatë sesioneve. Përndryshe për producentin e njohur amerikan, javë më parë kanë dal dëshmi nga aktore të shumta në Hollywood, të cilat pretendojnë që ai i ka ngacmuar seksualisht, i ka përdhunuar, ose u ka kërkuar favore seksuale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.