Të prirë nga Stephen Curry, Luftëtëarët arritën që sërish të shpallen kampionë në më të fortën ligë të basketbollit në botë – NBA

17:06, 13 Qershor 2017

Golden State Warriors morën titullin e NBA në finalen e zhvilluar ndaj rivalit të madh, Cleveland Cavaliers.

Skuadra nga Okland fitoi 129-120 ndaj Cavs për të mbyllur llogaritë me LeBron James me shokë me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Festa e Warriors thjesht ishte shtyrë për 72 orë e ndoshta kjo ishte e drejtë për ta fituar titullin brenda në Oracle Arena.

Sfida e pestë ishte vërtet spektakolare nga të dyja skuadrat, me Cavs që u dorëzuan përballë ekipit më të fortë.

Golden State e ftoi titulli me një ecuri të pabesueshme prej 16 fitoresh dhe vetëm një humbjeje në Play-Off.

Interesante