Warriors pa Thompson, Cavaliers me Irving NULL NULL 31.05.2015 17:26 31.05.2015 17:26 Në finalet e mëdha të NBA-së, Golden State Warriors do të luajnë pa Klay Thompsonin e lënduar, kurse Cleveland Cavaliersave iu rikthehet Kyrie Irving. Golden State Warriors duhet t’ia dalë pa Klay Thompson në finalet e NBA ndaj Cleveland Cavaliers. Lideri i skuadrës nga Oaklandi, pësoi një dëmtim në kokë në finalen e pestë të Konferencës së Perëndimit ndaj Houstonit, i cili duket se i ka lënë pasoja. Thompson për shkak të një hematome në tru ka marrje mendsh, simptoma këto që paralajmërojnë se dëmet mund të bëhen të parikuperueshme nëse kthehet para kohe në parket, transmeton supersport.al. Me një mesatare prej 19.7 pikë për ndeshje, Thompson rezulton një nga më të mirët për Warrios, përkrah Stephen Curryt. Në ekipin e kundërshtar të Cleveland Cavaliers rikthehet i dëmtuari Kyrie Irving, një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. 23-vjeçari pritet të jetë përkrah LeBron James, i cili luan në finalet e NBA për të pestin sezon radhazi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.