Warriors mposhtin Trail Blazers, Thompson shkëlqen (VIDEO) NULL NULL 02.05.2016 15:00 02.05.2016 15:00 Kampionët aktual të NBA Golden State Warriors kanë filluar furishëm edhe serinë e gjysmëfinaleve në Konferencën Perëndimore, duke mposhtur Portland Trail Blazers me rezultat të përgjithshëm 118:106, njofton Klan Kosova. Përkundër se lojtari më i mirë i NBA-së, Stephen Curry, po mungon tash e disa ndeshje për shkak të lëndimit, gjithçka mbi supe e ka marrë ylli tjetër i Luftëtarëve, Klay Thompson. Ai ka udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores së parë në këtë seri gjysmëfinale, duke shënuar në total 37 pikë, kurse në njërin nga çereket e ndeshjes ai kishte më shumë pikë vetëm se i tërë ekipi i Trail Blazers. Thompson në çerekun e parë të ndeshjes kishte 18 pikë, kurse skuadra kundërshtare 17. Për më tepër Thompson po shkëlqen në ndeshjet e fundit, duke u bërë lojtari i parë në histori të NBA-së që shënon shtatë, ose më shumë, treshe, në tri ndeshje radhazi në fazën e “Playoff”-it. Shikojeni përmbledhjen e ndeshjes dhe aksionet më të mira: https://www.youtube.com/watch?v=Q5JnHDPyEBk *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.