9:34, 27 Maj 2018

Golden States Warriors janë rikthyet nga deficiti prej 17 pikëve në çerekun e parë, për të mposhtur Houston Rockets, 115:86.

Kampioni në fuqi ka çuar serinë e ndeshjeve finale të Konferencës Perëndimorë në 3:3, duke bërë kështu që ndeshja e shtatë kundër Houston të jetë vendimtarja, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Klau Thompson shënoi 35 pikë, Stephen Curry, 29 dhe Kevin Durant shtoi 23 pikë për Ëarriora.

Ata synojnë paraqitjen në finale të NBA për herë të katërt radhazi, përderisa Houston në një finale është paraqitur më 1995.

Nga Houston ka dominuar në pjesën e parë, James Harden, derisa rezultati në dhjetëminutëshin e parë shënonte 39 – 22. Ai në fund pati 32 pikë të shënuara, nëntë asistime dhe shtatë kërcime.

Interesante