8:48, 20 Prill 2017

Golden State Warriors kanë shënuar fitore 110:81 ndaj Portlandit. MVP në fuqi, Steph Curry shënoi 19 pikë, 6 asistime dhe 6 kërcime, ndërsa edhe bashkëlojtari i tij Klay Thompson kontribuoi me 16 pikë.

Golden State tani ka epërsi prej 2:0 në seri ndaj Portlandit, sikur edhe Washington Wizards që shënuan fitore ndaj Atlanta Hawks, 109-101.

Wall dhe Beal shënuan 32, përkatësisht 31 pikë për t’ia siguruar triumfin skuadrës nga kryeqyteti.

Interesante