11:25, 4 Qershor 2018

Golden State Warriors kanë cuar në 2:0 serinë e ndeshjeve finale kundër Cleveland Cavaliers.

Ndeshjen e dytë Warriors, më në krye Stephen Curry, e kanë fituar 122 – 103, shkruan Guardian, përcjell Klan Kosova.

Curry në këtë ndeshje ka shënuar 33 pikë, 8 asiste dhe 7 kërcime, ku dhe ka shënuar një tjetër rekord sa i përket ndeshjeve finale të NBA. Ai në ndeshjen e sotme ka arrit që të qëllojë nëntë trepikësh.

Në anën tjetër Lebron James nuk ishte afër paraqitjes në ndeshjen e parë, ku kishte shënuar 51 pikë. Kësaj here Lebron shënoi vetëm 29 pikë bashkë me 13 asiste dhe nëntë kërcime.