Walcott qëndron NULL NULL 23.06.2017 14:41 23.06.2017 14:41 Sulmuesi i Arsenal, Theo Walcott pritet që të qëndrojë në klub edhe këtë verë. Kjo edhe pse është raportuar se anglezi mund të largohet nga Emirates Stadium, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. Walcott aktualisht është futbollisti që është më së gjati ne klub – të cilit iu bashkua si 16 vjeçar nga Southampton në janar të vitit 2006. Ai po ashtu ka qenë kapiten në disa raste sezonin e kaluar. Trajneri Arsene Wenger beson që Walcott është anëtar kyç i ekipit të parë dhe se kontributi i tij në sezonin e fundit ka bërë që strategu francez të bindet që ta mbajë në skuadër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.