10:19, 13 Gusht 2017

Kryeministri i Kosovës përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në mandatin e kaluar Lëvizja Vetëvendosje kishte shfrytëzuar dy partitë tjera, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, që ta justifikojë dhunën që përdorte, njofton Klan Kosova.

“VV i shfrytëzoi këto parti për të justifikuar përdorimin e dhunës për ardhje në pushtet”.

Por, Mustafa ka bërë me faj edhe disa deputetë të vet LDK-së, për të cilët tha se iu bënë shërbëtaroë Vetëvendosjes.

“ Argat të tyre ishin edhe disa deputet të LDK-së”, vazhdon shkrimin Mustafa.

Sa i përket një koalicioni të mundshëm qeverisës me Vetëvendosjen, kryeministri në detyrë thotë se më parë duhet të bëhen shumë sqarime nga pala e tyre.

“Do të kërkojmë që t’i qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme por edhe çështjet programore. Në ditët në vijim do të adresojmë çështjet specifike”.

klankosova.tv

Interesante