10:45, 12 Janar 2017

Në fshatin Stanovc të Epërm të Vushtrrisë, një person i ka shkaktuar lëndime vetes duke hedhur një granatë dore.

I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa, policia raporton se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë  me tre fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbetet nën sigurim të njësisë policore në QKUK.

Interesante