Vulin: Shqetësuese heshtja e BE-së dhe NATO-s mbi deklaratat e Thaçit dhe Haradinajt NULL NULL 16.04.2018 15:47 16.04.2018 15:47 As Ramush Haradinaj e as Hashim Thaçi nuk mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në çdo centimetër të territorit të Serbisë dhe për këtë arsye ekziston ushtria e Serbisë. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai theksoi se ajo që është shqetësues është fakti se i gjithë Bashkimi Evropian dhe NATO janë aq të heshtura kur Hashim Thaçi siç tha ai ” kërcënon me armë dhe kur Ramush Haradinaj flet për një pjesë të Kosovës lindore”. “Do të ishte koha për të folur dhe për të qetësuar të gjithë Ballkanin me deklaratën e tyre të qartë, me një pikëpamje të qartë se Thaçi dhe Haradinaj flasin vetëm në emër të tyre dhe se nuk kanë mbështetjen e as Bashkimit Europian apo të Paktit të NATO-s për atë që ata thonë dhe përpiqen të rrezikojnë paqen dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin . Koha për të folur”, tha Vulin, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë