Vuçiq: Trump më pyeti a kam luajtur basketboll, me Melanian fola serbisht NULL NULL 21.09.2017 15:04 21.09.2017 15:04 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zbuluar se çfarë ka biseduar me homologun e tij, Donald Trump dhe atë francez, Emmanuel Macron në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York. Ai në një intervistë për Kuririn serb ka thënë se ka marrë siguri të plotë se të dy homologët e tij, Trump dhe Macron do ta vizitojnë Serbinë, transmeton Klan Kosova. ” Jam shumë i kënaqur me bisedat që i kam pasur me presidentët e Amerikës dhe Francës këtu në New York. Të dyja bisedat ishin shumë të përzemërta, të dy do të vijnë në Serbi”. tha ai. Duke folur për përshtypjet që i ka lënë Trump ai deklaroi se ka arritur që ta mbajë atë në bisedë më gjatë se të tjerët. “Ai më pyeti nëse kam luajtur basketboll, nëse tani merrem ngapak me basketboll, gjë për të cilën i kam thënë se unë jam fizikisht i dobët, se nuk jam i gjatë krahasuar me të gjithë ata që merren me këtë, por unë një herë kam bërë përpjekje të passuksesshme në këtë drejtim”transmeton Klan Kosova.. Me Zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, presidenti serb ka thënë se ka folur në gjuhën serbe e sllovene “, kështu që kanë arritur të merren vesh “në mënyrë të shkëlqyer”. “Ajo u përpoq të fliste pak sllovenisht, pak në serbisht, kurse unë shumicën e kohës kam folur në serbisht e pak në sllovenisht aq sa di nga kjo gjuhë ” tha ai, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 25 vjet nga masakra e Izbicës: Muhamet Alidemaj, i vetmi i dyshuar që po gjykohet (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova KMDLNJ: Ministria e Shëndetësisë nuk po i mban premtimet ndaj të prekurve me kancer 6 minuta më parë