Vuçiq tregon se a zhvilloi takim ndaras me Thaçin në Bruksel NULL NULL 19.12.2018 16:30 19.12.2018 16:30 Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në Bruksel sot se atmosfera në drekën e punës me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ishte e hapur. Ai ka deklaruar se në këtë takim ai konfirmoi qëndrimin e Serbisë që dialogu të mund të vazhdojë sapo Prishtina të tërheq taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia. Në një deklaratë për shtyp pas takimit, ai tha se me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi nuk kanë biseduar ndaras, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days