Vuçiq: S’pajtohem me Trump, nuk jemi afër marrëveshjes finale me Kosovën NULL NULL 19.12.2018 17:43 19.12.2018 17:43 Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se letra e dërguar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump drejtuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi tregon interesimin e tij për zgjidhjen e problemit përmes kompromisit. Vuçiq ka thënë se letra e Trump drejtuar Kosovës flet për tre gjëra, njëra prej të cilave tregon se Washingtoni është i interesuar për ta zgjidhur këtë çështje, shkruan AlJazeera, përcjell Klan Kosova. “Letra tregon se në tërë këtë proces është i përfshirë Presidenti i SHBA-së për herë të parë, çka nënkupton se një mekanizëm i madh do ta përkrahë arritjen e një zgjidhjeje” ka thënë Vuçiq. Vuçiq ka thënë se nuk pajtohet me atë që Trump e ka thënë në letër se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë në fazën finale. “Trump ka thënë se kemi hyrë në fazën e fundit. Nuk mund të pajtohem plotësisht me këtë. Nuk mendoj se jemi afër zgjidhjes” ka thënë ai duke theksuar se duket që “SHBA ka intensifikuar përpjekjet për arritjen e zgjidhjes”. Në këtë proces, sipas kreut serb duhet të përfshihen edhe faktorë të tjerë si Rusia, Evropa, Kina dhe OKB “për të ditur se çfarë është në tavolinë dhe se për çfarë jemi duke diskutuar dhe se çfarë mund të arrihet”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024