Vuçiq: S’kam marrë “plan amerikan për Kosovën” NULL NULL 17.05.2018 08:41 17.05.2018 08:41 Presidenti serb ka mohuar të ketë pranuar ndonjë plan amerikan për zgjidhjen e mospajtimeve mes dy vendeve, pas raportimeve të mediave se Wes Mitchell, ndihmëssekretar i Shtetit për Europë dhe Euroazi tashmë ia ka dorëzuar atij kornizën e zgjidhjes Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka pranuar kurrfarë “plani amerikan për zgjidhjen e mospajtimeve me Kosovën”, raportojnë mediat serbe. Ai ka deklaruar se ka pranuar indikacione dhe principe, disa nga të cilat i ka quajtur të pranueshme, ndërsa të tjerat gjëra me të cilat nuk mund të pajtohet. Duke folur nga Sofja, ku po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, ai ka theksuar se Serbia kërkon kompromis që trajton interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë. Por ai ka shtuar se ky dakordësim do të duhej të përfshinte edhe legjitimimin e interesave të Serbisë, diçka të cilën shumë nuk e kuptojnë, sipas Vuçiq. Presidenti serb ka mohuar të ketë pranuar ndonjë plan amerikan për zgjidhjen e mospajtimeve mes dy vendeve, pas raportimeve të mediave se Wes Mitchell, ndihmëssekretar i Shtetit për Europë dhe Euroazi tashmë ia ka dorëzuar atij kornizën e zgjidhjes. “Askush nuk po e kërcënon Serbinë apo mua. Ka pasur presion mbi Serbinë në pesë vjetët e fundit sepse perëndimi do pavarësinë e Kosovës. Ne jo”. “A na obligon kjo gjë? Jo. A është pozicioni jonë i lehtë? Jo. Po të kisha marrë diçka me të cilën do të mund t’i dilja popullit përpara do ta kisha bërë këtë gjë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 15 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 54 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë