22:48, 16 Maj 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një takim me Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini si dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq para Mogherinit, ka thënë se shteti i tij është i gatshëm për dialog, kur fjala është për Kosovën, përcjell Klan Kosova.

“Por parakusht për këtë është implementimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe formimi I Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

“Kur vjen puna te dialogu, ju mund ta organizoni kur të doni, por që së pari që formohet ASK-ja dhe tjetra është kushti që pala tjetër është gati të bëjë kompromis”.

Interesante