Vuçiq nesër bisedon në telefon me Zaevin NULL NULL 22.08.2017 14:53 22.08.2017 14:53 Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev do të flasin me telefon nesër në mesditë, kanë konfirmuar për Blicin-serb në Presidencën e këtij vendi, transmeton Klan Kosova Dy zyrtarë thuhet se do të diskutojnë për krizën e fundit diplomatike mes të dyja shteteve. Kjo bisedë vjen pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për tërheqjen e gjithë stafit nga ambasada e saj në Shkup. Mediat në Maqedoni e Serbi raportojnë se arsyeja se pse Beogradi zyrtar tërhoqi personelin e ambasadës në Shkup është se kanë pasur informacione që Maqedonia do të propozojë votimin për pranimin e Kosovës në UNESCO, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.