Vuçiq në qershor prezanton ‘Planin për Kosovën’ NULL NULL 23.03.2018 11:11 23.03.2018 11:11 Shefi i shtetit serb pritet që gjatë qershorit të dalë me platformën e tij për zgjidhjen përfundimtare të problemeve mes Serbisë dhe Kosovës, ndërsa më pas priten edhe ndryshime ne Kushtetutën e Serbisë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet ta prezantojë planin e tij për zgjidhjen e problemeve me Kosovën gjatë qershorit. Kjo është raportuar të premten nga e përditshmja Danas, duke cituar burime diplomatike perëndimore. Një zhvillim i tillë do të pasohet me shtimin e një amendamenti në kushtetutë nga fundi i këtij viti, apo fillimi i vitit të ardhshëm. Preambula e Kushtetutës së Serbisë e trajton Kosovën si pjesë të saj, meqë Beogradi refuzon ta njohë pavarësinë e shpallur nga ajo në shkurt të vitit 2008. Pas krejt kësaj kohe, perëndimi kërkon jo vetëm normalizim të raporteve, por marrëveshje mes dy shteteve të cilën do të obligoheshin ta zbatojnë që të dyja, shkruan derstandard, transmeton Klan Kosova. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohen sërish në Bruksel të premten pasdite, si pjesë e dialogut për normalizimit të raporteve të mbështetur nga Bashkimi Europian. Vitin e shkuar Vuçiq ka kërkuar debat për çështjen e Kosovës nga bashkëkombasit e tij, me arsyetimin që kjo të mos u lihet gjeneratave të ardhshme. Por pas qëndrimi njëjavor në New York, ai është ndarë e palumtur me rezultatin, ngaqë shpresonte që fuqitë perëndimore do t’i kuptonin më mirë, jo vetëm serbët e Kosovës, por edhe pozitën e Serbisë në këtë fushë. Më herët ai ka theksuar se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me kompromis, pa specifikuar çfarë ka në mendje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë