22:31, 16 Prill 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ende nuk e ka propozimin e paralajmëruar për zgjidhjen e çështjes me Kosovës.

Ai madje ka thënë se nuk e di nëse do të dalë me këtë propozim në fund të prillit, por që ka thënë se premton që do të punojë më shumë seriozitet, përgjegjësi dhe maturi, duke shtuar se jo gjithçka do të jetë e lehtë për serbët, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

“Kam thënë se do të dalë me një propozim në fund të prillit. Por tash nuk jam i sigurt për këtë, por që do të bëjë gjithë çfarë është e mundur”.

“S’po flas vetëm për prezantimin para publikut, jo për të dobësuar pozicionin e Serbisë, jo përtej kësaj”, ka thënë Vuçiq”.

Presidenti serb ka hezituar të flasë për idetë e shkëmbimit të territoreve në një konferencë të përbashkë me një zyrtar gjerman.