19:14, 12 Janar 2019

Një komandant i lartë i grupit militantë të Shtetit Islamit (ISIS), raportohet se është vrarë më 10 janar.

Zëdhënësi i Forcave Amerikane me bazë në Afganistan, Lt. Ubon Mendie,  tha se Emir Khetab u vra gjatë një bastisje në zonën lindore të provincës Nangarhar.

“Largimi i Khetab,  ndihmon në mbrojtjen e afganëve të pafajshëm nga dhuna e Shtetit Islamik në të ardhmen dhe dobëson praninë e tyre në Nangarhar”, tha Mendie.

Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë zhvilluar një kështjellë në provincë në kufirin lindor të Afganistanit me Pakistanin dhe janë bërë një nga grupet më të rrezikshme militante të vendit,transmeton Klan Kosova.