Vrasje në Peshkopi NULL NULL 22.09.2017 11:04 22.09.2017 11:04 Në Peshkopi kanë nisur hetimet pasi një 42-vjeçar i vrarë me armë zjarri u dërgua në spitalin e qytetit nga persona të paidentifikuar. Alban Kaloshi, nga fshati Blliçe, mbërriti pa shenja jete në urgjencë, rreth orës 3:30 të mëngjesit. Ai kishte një plumb në kraharor. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia ka shoqëruar disa persona, të cilët janë parë me viktimën mbrëmjen e së enjtes, raporton TCH, transmeton Klan Kosova. Në duart e hetuesve është edhe telefoni i tij, ndërkohë që punohet për identifikimin e personave që kanë çuar në spital viktimën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024