Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasje e tmerrshme në Danimarkë, trupi i gazetares gjendet pa kokë

NULL NULL
22.08.2017 21:35

Trupi i femrës pa kokë është gjetur në një gji afër Kopenhagës ku policia daneze e kërkonte gazetaren suedeze Kim Wall, zhdukjen e së cilës e kishte lajmëruar familja e saj.

Trupi pa kokë, këmbë dhe duar u zbulua vetëm disa orë pasi që ndërmarrësi danez Peter Madsen (46) i dyshuar për vrasjen e 30 vjeçares i kishte thënë policisë sa ajo kishte vdekur derisa ishte me ta në nëndetësen e tij.

Madsen (46) pohon se Wall kishte vdekur në mënyrë aksidentale dhe se pas kësaj ai e kishte lënë në det, duke ndërruar deklaratën e mëparshme se si ajo ishte gjallë kur kishte zbritur në Kopenhagë.

Trupin e kishte vërejtur një çiklist i cili kishte kaluar nëpër gjirin Koge, pikërisht në vendin ku kishte thënë Maden se e kishte “lëshuar” trupin e gazetares së vdekur.

Wall ishte parë për herë të fundit më 10 gusht në nëndetësen “UC3 Nautilus” të cilën e kishte ndërtuar Madsen, por ai deri të hënën kishte insistuar se mbrëmjen e njëjtë ajo kishte zbritur në kontinent.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.