Vrasja në Deçan konflikt mes dy familjesh, këta janë dy të vrarët (FOTO) NULL NULL 25.08.2016 21:55 25.08.2016 21:55 Në fshatin Shaptej të Komunës së Deçanit, të enjten janë vrarë dy persona. Vrasja që ka ndodhur në orët e vona të së enjtes, siç merr vesh Klan Kosova, është kryer nga pjesëtarë të familjes Lushaj të po këtij fshati, pasi mes dy familjesh kishte një konflikt të kahmotshëm. Viktimat nga kjo vrasje e dyfishtë në Deçan, janë Burim dhe Rexhep Ramaj. Në rast i ngjashëm vrasjeje për hakmarrje, ka ndodhur edhe në Gjakovë. Të martën tre persona Valon dhe Ilir Islamaj e Zef Krasniqi u vranë në Çarshinë e Gjakovës, si pasojë e një konflikti mes familjesh që kishte nisur më herët. Deri më tani, policia nuk ka arrestuar asnjë person të dyshuar për kryerjen e vrasjeve, përderisa ka bërë me dije se ka bastisur disa shtëpi në disa fshatra të Gjakovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 4 orë më parë