Vrasja e grave nga burrat si pasojë edhe e faktorit socio-ekonomik NULL NULL 10.08.2018 18:51 10.08.2018 18:51 Që nga pas lufta 101 gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre. Arsyet kanë qenë të shumta, por njëri ndër faktorët kryesor që çon deri te vrasja e tyre nga burrat është edhe faktori socio-ekonomik. Kështu ka thënë ish-deputetja dhe avokuesja e të drejtave të grave, Nazlije Balaj. “Shkaqet socio-ekonomike, arsimi, e shumë faktorë të tjerë çojnë në vrasjen e tyre”, ka thënë Balaj në Info Magazine. “Shteti nuk po merr masa në këtë drejtim – 80% e grave janë të punësuara, nëse flasim për edukimin, gjendja poashtu nuk është e mirë, ndërsa kur flasim për ekonominë më këto çështje zakonisht merren burrat dhe djemtë, nuk ka hapësirë për gratë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë