12:26, 10 Gusht 2018

Gjykata Themelore në Gjakovë, a ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Pjetër Nrecaj, pasi dyshohet për vrasjen e dyfishtë, e cila kishte ndodhur të martën mbrëma në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Gjykatësi i rastit Shaqir Zika,  seancën dëgjimore e ka mbajtur në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”, në repartin e psikiatrisë, ku prezent ka qenë edhe prokurori i shtetit, Agron Matjani, avokatja e të pandehurit Fehmije Zhubi si dhe psikiatri Zef Komani.