Vrasja e 21-vjeçares, Gjonaj: Të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua NULL NULL 22.01.2018 09:54 22.01.2018 09:54 Ministrja e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj ka dënuar vrasjen e një dite më parë në Tiranë të një 21-vjeçareje nga Fieri, studente në Drejtësi. Siç bën të ditur policia, paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa e 23-vjeçarit për lidhje me studenten 21-vjeçare, e cila e ka refuzuar. Nisur nga ky fakt ministrja Gjonaj përmes statusit të saj në Twitter apelon për përkrahje të çdo gruaje që është në situatë dhune. “Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune #NdalKrimit #PërqafoJetën”, shkruan ajo. Sipas policisë, shqiptare dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të së dielës ishte kërkesa e 23-vjeçarit për lidhje me studenten 21-vjeçare, e cila e ka refuzuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.