11:45, 2 Janar 2017

Një i ri britanik i frymëzuar nga beteja e mikut të tij me kancerin e gjakut është bërë personi më i ri që ka përfunduar 100 maratona vrapimi.

Ryan Holmes, 21 vjeçar , theu reokrdin e vendosur në vitin 2010 nga Adam Holland, i cili ishte 23 vjeç kur përfundoi garën e tij të njëqindtë.

Vrapuesi nga Whitstable që ndodhet në  Kent të Anglisë, ka mbledhur mijëra funte për bamirësi gjatë garave të tij ku kaloi 4184 kilometra që i bie afërsisht ekuivalent me distancën mes Londrës dhe Newfoundland të Kanadasë, shkruan “The Telegraph”, transmeton Klan Kosova.

Holmes, i cili punon si inxhinier i sistemeve të kontrollit në metron e Londrës, përfundoi maratonën e tij të njëqindtë në prag të Vitit të Ri në Betteshanger Park në Deal të Kent, me një kohë prej katër orësh e gjysmë.

Ai përfundoi maratonat gjatë periudhës kohore prej  dy vitesh e gjysmë shpesh duke vrapuar për çdo javë.

Sfidat e ndryshme të Holmes kanë lejuar që të tubojë më shumë se 2 mijë funta për fondin për mikun e tij të familjes Paul Denton, 48 vjeçar, i cili ishte diagnostikuarme mieloma etëshumëfishtë në vitin 2014.

Si pasojë e kësaj sëmundjeje, qelizat kanceroze ndahen dhe zgjerohen  në kuadër të palcës kockore,e  cila dëmton aftësinë e trupit për të prodhuar qelizat e shëndetshme të gjakut.

Aktualisht nuk ka shërim për mielomën e shumëfishtë, edhe pse ekzistojnë tretmane që mund të minimizojnë simptomat.

Holmess tha se ka në plan që të marrë pjesë në më shumë maratona në vitin 2017, transmeton Klan Kosova.

Interesante