19:41, 7 Shkurt 2018

Colin Coleman nga Bristoli i Anglisë, është dënuar me 18 javë burg, nën akuzën për pengim të trafikut dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Shoferi 51-vjeçar, ka vozitur makinën Ford Transit që i mungonte një rrotë, e cila gërryente asfaltin, ndërsa hidhte copëza të shumta dhe lëshonte zhurmë të neveritshme,

Megjithëse u shpall fajtor, atij ia pezulluan dënimin për një vit e gjysmë, teksa në të njëjtë kohë nuk ka të drejtë të vozitë.

“Vozitja pa një rrotë, pamundëson kontrollin mbi makinë. Mirë që nuk shkaktoi ndonjë aksident, që mund të ishte me fatalitet”, është thënë në raportin gjyqësor.

Interesante