Voton edhe Kryetari i Komitetit Olimpik NULL NULL 22.10.2017 14:28 22.10.2017 14:28 Kryetari i Komitetit Olimpik i Kosovës, Besim Hasani, ka kryer obligimin e tij qytetar për të votuar në shkollën “Ahmet Gashi” në Prishtinë. Ai ka thënë se në këto zgjedhje lokale, kishte shumë sportistë që kanë kandiduar për Asamble Komunale, dhe ka bërë thirrje që sporti të jetë në fokus të pushteteve lokale, njofton Klan Kosova. “Më gëzon fakti që shumë njerëz të sportit janë kandiduar për tu zgjedhur, e ajo që kemi parë nga kandidatët është që nuk e kanë anashkaluar sportin. Unë konsideroj që edhe pushteti qendror edhe lokal duhet të kujdesen për infrastrukturën sportive”. Hasani, më tutje ka shtuar se pikërisht kushtet e mira të sportit do të sjellin suksese më të mëdha sportit kosovar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 16 minuta më parë