“Votat për PAN-in do të jenë më shumë sesa mendohet” NULL NULL 27.07.2017 08:11 27.07.2017 08:11 Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), anëtar i kryesisë së kësaj partie, Xhavit Haliti, beson se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka votat e mjaftueshme për ta konstituuar kuvendin dhe për ta formuar Qeverinë e re. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se votat për këtë koalicion do të jenë më shumë sesa mendohet. Ai ka bërë me dije se çdo qeveri e cila merr votat e nevojshme në Kuvend mund të funksionojë pa problem deri në fund të mandatit. Haliti në këtë intervistë ka mohuar lajmin se do të jetë kandidat i PDK-së për kryekuvendar, duke e konsideruar këtë spekulim mediatik. “Kandidati ynë për kryekuvendar është Kadri Veseli, i cili ka mbështetjen e plotë të partisë”, është shprehur Haliti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 40 minuta më parë