“Votat me kusht mund ta përmbysin rezultatin” NULL NULL 23.11.2017 08:28 23.11.2017 08:28 Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, pret përmbysje të rezultatit në Prizren. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai beson se votat me kusht mund ta ndryshojnë rezultatin aktual në këtë komunë. “Matematikisht ka gjasa që të ndryshohet rezultati”, është shprehur ai. Totaj ka bërë me dije se në këtë rezultat të papritur ka ndikuar mosfunksionimi i koalicionit me Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) të Mahir Jagxhillarit, në anën tjetër mobilizimi i elektoratit të LDK-së për ta votuar kundërkandidatin e tij. Sipas Totajt, rezultati tregon se KDTP-ja nuk e kishte elektoratin nën kontroll dhe në fund e votoi kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 27 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë