22:31, 9 Qershor 2018

Ekipi i vajzave të volejbollit nga SHMU “17 Shkurti” nga Banja e Malishevës janë shpallur nënkampione në kampionatin ballanik të volejbollit për grupmoshat U-15.

“Ndonëse kjo ishte hera e parë që një ekip nga Malisheva merr pjesë në këto gara, suksesi nuk ka munguar, falë angazhimit të vajzave dhe trajnerit të ekipit, Liridon Telaku”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të kësaj komune.

Pas suksesit  të treguar, krahas shumë urimeve, nënkampionet e Ballkanit i ka uruar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, dhe drejtoresha komunale për sport, Besartë Kryeziu-Ramaj.

“Sporti në komunën tonë është duke u zhvilluar shumë dhe në këtë vit sidomos me ekipet në grupmoshat e reja jemi duke treguar rezultate të jashtëzakonshme. Këto suksese sot u kurorëzuan me shpalljen nënkampione ballkanike në volejboll, duke na bërë krenarë ne si Malishevë por edhe si Kosovë”.

Vajzat nga Malisheva nënkampione Ballkanike me këngën "Xhamadani Vija Vija" midis Shkupit.Urime Champione 🏆!

Publiée par KV '' Malisheva '' sur samedi 9 juin 2018