Vlorë, i vihet flaka makinës së policit NULL NULL 21.11.2017 09:07 21.11.2017 09:07 Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.10 në lagjen “Pavarësia”. Salla Operative është njoftuar përmes një telefonate se një ,mjet pranë palestrës së mundjes po digjej. Shërbimet policore dhe ai zjarrëfikës kanë shkuar menjëherë pran vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, shkruan Top Channel. Nga verifikimi dhe hetimi ka rezultuar se mjeti tip ”Benz”, është në pronësi të Z.Z., punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës. Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Si do t'i përgjigjej Sevdai Radogoshi, një oferte të një skenari serb? (VIDEO) 2 minuta më parë
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 24 minuta më parë