Vlera e Bitcoin tejkalon 10 mijë dollarë NULL NULL 29.11.2017 08:53 29.11.2017 08:53 Vlera e një Bitcoin ka tejkaluar 10 mijë dollarëshin. Aktualisht kjo vlerë monetare ka hyrë në një etapë tjetër, pak ditë pasi kishte arritur vlerën 9 mijë dollarë. Kjo përfaqëson një rritje të jashtëzakonshme në vlere për monedhën digjitale, e cila në fillim të vitit ishte e përafërt me 1 mijë dollarë. Disa ekspertë besojnë që Bitcoin do të vazhdoj të rritet, përderisa të tjerë kanë deklaruar që kjo përfaqëson një flluskë spekulative me asgjë të prekshme dhe se mund të shpërthej në çdo moment. Vlera totale e të gjithë Bitcoin aktualisht ka tejkaluar shifrën prej 167 miliardë dollarë./klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë