Vjosa Osmani: LDK u vonua të më kandidojë për Prishtinën NULL NULL 27.07.2017 21:38 27.07.2017 21:38 Deputetja më e votuar në vend, Vjosa Osmani, ka thënë se tashmë është vonë, që ajo të propozohet nga LDK-ja si kandidate për kryetare të Prishtinës. Edhe pse shihet në opinion si e vetmja që mund t’i dal ballë Shpend Ahmetit, Osmani tha se kjo çështje tashmë ka përfunduar. “Deri më tani nuk jam kontaktuar nga lidershipi i partisë për të diskutuar për këtë çështje, dhe tanimë unë e shoh këtë si tepër vonë”, tha ajo. E rizgjedhur prapë për deputete, Osmani tha se njerëzit e votuar nga elektorati, duhet të jenë vendimmarrëse brenda partisë që përfaqëson, ka thënë ajo për RTV Dukagjini. Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin se vendi mund të shkoj në një krizë si ajo e vitit 2014, deri sa akuzoi Presidentin se po ia bënë argatin, koalicionit PAN. Ajo edhe një herë, bëri me dije se nuk do ta votojnë mandatarin për krijimin e qeverisë nga PAN, por as kandidatin për kryetar Kuvendi, nëse është ish-kryekuvendari, Kadri Veseli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024