22:09, 20 Mars 2017

Vjosa Osmani ka thënë se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli janë duke bërë fushatë.

Madje ajo ka thënë se i pari i shtetit është duke punuar për të mirën e ish-subjektit që e ka themeluar dhe drejtuar, njofton Klan Kosova.

“Thaçi po punon që ta ngritë PDK-në se po e sheh se s’po del mirë”, ka thënë Osmani.

“Edhe kjo iniciativa e pakoordinuar për ushtrinë është përpjekje e Thaçit për të ndihmuar PDK-në”, ka pohuar ajo.

Dhe në fund ka theksuar se nëse dikush duhet ta ndal këtë ligj, ajo nuk duhet të jetë partia e saj – LDK.

Nëse dikush e ndalë këtë Ligj, nuk duhet të jetë LDK-ja.

Interesante