vjosa-osmani6
22:13, 20 Mars 2017

Deputetja nga LDK, Vjosa Osmani ka hequr të gjitha dilemat se mund të largohet nga kjo parti.

Ajo ka qenë e përmendur se mund të bashkohet me subjektin e themeluar nga Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti Ilir Deda, njofton Klan Kosova.

“Unë e vlerësoj shumë edhe punën e Ilirit dhe Mimozës, megjithatë ne kemi diskutuar shumë gjatë dhe u kam sqaruar edhe atyre por edhe publikisht që do të mbes në LDK”, ka thënë Osmani në “Zona B”.

“ Jam aty që një kohë të gjatë dhe e kam për obligim që tu përgjigjem pritjeve të elektoratit”.

“Vjosa nuk mund të bëjë asnjë reformë nëse elektorati nuk është më i zëshëm ndaj padrejtësive”, ka përfunduar ajo.

Interesante