Vjollca Shala: Greva vazhdon, ose të ngritet koeficienti ose të tërhiqet projektligji për pagat NULL NULL 22.01.2019 22:08 22.01.2019 22:08 Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka pohuar se janë të vendosur për vazhdimin e grevës në të gjitha institucionet arsimore. “SBASHK-u ka qene i hapur për dialog dhe e kanë nis dialogun qysh në muajin maj. S’kemi lënë derë pa trokitur mirëpo me dialog nuk është arritur të bëhet zgjidhje për përmirësimin e koeficientet. SBASHK-u nuk po kërkon rritje të pagave mirëpo po kërkon ngritje të koeficientit”. “Këtë e dëshmon edhe kërkesa për tërheqjen e projektligjit. Nuk do të thotë se po kërkon rritje të pagës mirëpo ngritje të koeficientit aktual për 30%”. Në Zona B të Klan Kosovës, nënkryetarja e SBASHK-ut fuqishëm kundërshtoi idenë se greva në arsim ka karakter politik, përderisa komentoi edhe marrëveshjen e nënshkruar me koalicionin PAN gjatë fushatës zgjedhore. “Nuk është e vërtet se ka karakter politik. Të gjithë të punësuarit në SBASHK nuk kanë mundësi t’i takojnë asnjë partie politike”. “Në marrëveshjen me koalicionin PAN kërkohet të merren parasysh propozimet e SBASHK-ut dhe MASHT-it në hartimin e projektligjit për pagat për sektorin e arsimit”. Vjollca Shala ka ngritur shqetësim lidhur me hendekun e koeficienteve nëpër sektorë të ndryshëm në vend. Ajo theksoi se koeficienti më i lartë në vend është 12 ndërsa ai me i ulëti është 1, përderisa mësimdhënësit rangohen në koeficientin 2. Shala gjithashtu komentoi edhe rezultatet e testit PISA. “Sa i përket rezultateve të testit PISA, më tepër janë të thirrur për t’u përgjigjur Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo ngase janë ata që i pranojnë punëtorët, SBASHK-u është i thirrur vetëm për t’i mbrojtur të drejtat e mësimdhënësve. Për më tepër SBASHK-u vazhdimisht ka kërkuar vlerësimin e performancës së mësimdhënësve”. Ajo bëri të ditur se janë tre opsione për përfundimin e grevës; ngritja e koeficientit për 30 përqind për tërë sektorin e arsimit, ngritja koeficienti por të ulet vlera dhe tërheqja e projektligjit për pagat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 23 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë