Vjollca Hoxha merr me gjykatë komandën e Top Channel NULL NULL 05.02.2016 13:35 05.02.2016 13:35 Pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha, ka fituar gjyqin e ndërmjetëm ndaj ortakëve në këtë televizion Albert Sino dhe Aurel Baçi që disponojnë 60% te aksioneve dhe deri në përfundim të procesit ne themel ajo do të komandojë këtë televizion. Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pezullojë vendimin e ortakëve për shkarkimin e Vjollca Hoxhës si drejtuese e Top Channel. Vjollca Hoxha konteston aksionet e dy ortakëve të tjerë në Top Channel dhe ka nisur një proces gjyqësor ndaj tyre. Pronarja e Top Channel thotë se i shoqi u ka shitur atyre aksionet, pa firmën e saj. Në konfliktin qe ka përfshirë Topi-in nga njëra anë janë Albert Sino dhe Aurel Baçi, dy nga miqtë e pronarit të ndjerë Dritan Hoxha. Në anën tjetër ndodhet gjithë familja e tij: Itan Hoxha, Lorela Hoxha, Redia Hoxha, Sara Hoxha dhe Vjollca Hoxha. Këta të fundit i kanë paditur të parët sepse duan kthimin mbrapsht të aksioneve që u ka dhënë dikur burri dhe babai i tyre. Sipas burimeve të Lapsi.al, znj Hoxha ka marrë si përfaqësues ligjor avokatin e njohur Maks Haxhia (që ka depozituar padinë në 18 janar) i cili mendohet se do ta përqendrojë mbrojtjen e tij në kthimin e aksioneve të Top Medias pranë familjes, sepse i ndjeri Dritan Hoxha i ka falur ato pa miratimin e bashkëshortes. Palët janë pozicionuar në një betejë të ashpër dhe konflikti i fundit mendohet se ka lindur pas shkarkimit të ish drejtorit të përgjithshëm, Enkel Joti. Edhe aksionarët e tjerë më në fund u dorëzuan përpara kërkesës këmbëngulëse të zonjës Hoxha, për shkarkimin e ish drejtorit. Kjo ndodhi ashtu siç shkroi Lapsi.al në mes të dhjetorit të kaluar. Por ata nuk ishin dakord që ky “lëshim”, të shoqërohej edhe me marrjen e komandës nga Vjollca Hoxha dhe me regjistrimin e saj si administratore në QKR. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më këtu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Meksikë: U dyshua për rrëmbimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje, turma vret brutalisht gruan (FOTO) 5 minuta më parë
Kosova Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri 18 minuta më parë