Vjet e prishën kurorën 1 mijë e 243 çifte NULL NULL 30.07.2015 14:57 30.07.2015 14:57 Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2014”. Siaps këtij raporti në vitin e shkuar janë shkurorëzuar 1 mijë e 243 çifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj të përkatësisë shqiptare janë 97.1% , serbe 0.3%, turke 0.1%, boshnjake 0.5%, rome, ashkalie dhe egjiptiane 1.0% dhe të tjerë 1.0%. Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare 85.8%, serbe 0.5%, turke 0.2%, boshnjake 0.6%, rome, ashkalie dhe egjiptiane 0.9%, si dhe të tjerë 12%. Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i dytë me 12.0%, viti i parë me 11.8% dhe më pak se një vit 9.7% e të shkurorëzuarve, etj. Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 313 shkurorëzime, ose 25.2%, kurse te meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeçare me 314, ose 25.3%. Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, ku numri i femrave të kësaj kategorie është 628, ose 50.5%, kurse e meshkujve 681, ose 54.8%. Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 65.5%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 12.6% dhe me një fëmijë me 9.1%, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024