22:00, 31 Dhjetor 2018 Autor: Albert Bajrami

Sukseset për sportistët kosovarë nuk munguan as në vitin 2018, sikurse që nuk munguan as gëzimi dhe emocionet që sollën ata.

Xhudoja konfirmoi edhe njëherë se është ndër sportet që jo rastësisht është në majat evropiane dhe botërore.

Padyshim që protagonistët që skalitën emrin e Kosovës nëpër medaljet e arta ishin: Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Ata përfaqësuan denjësisht Kosovën kudo nëpër botë.

Majlinda, Akili, Nora, Distria dhe shumë të tjerë radhitën sukseset e njëpasnjëshme, duke bërë që ky vit të mbetet gjatë në kujtesën tonë.

 

Titujt për sivjet në kampionate evopiane xhudos ia siguruan :

Nora Gjakova 57 kg në kategorinë seniore, Akil Gjakova U23 deri 73 kg, Loriana Kuka 78 U23 deri 78 kg, Erza Muminoviq U 18 deri 44 kg,


Nënkampion evropianë :

Distria Krasniqi 52 kg për të rritura. Shpat Zekaj U21 deri 100 kg.

Suksese tjera të udhëhequr nga trajneri Driton Kuka, këta sportistë i arritën edhe në lojërat mesdhetare.

3 të arta dhe 1 e argjendtë ishte bilanci i kësaj gare.

E këtyre medaljeve  iu shtua edhe e bronzta në Lojërat Olimpike për të rinj e fituar nga Erza Muminoviq.

Momentalisht Kosova ka arritur që me sukseset e xhudistëve të grumbullojë 5 Norma Olimpike.

As në Kupa Botërore dhe Grand Slam turne sukseset nuk munguan.

Gara e fundit në Guangzhou të Kinës në World Masters nxori Kosovën me dy medalje një të artë që e fitoi Distria Krasniqi dhe të argjendtë të Nora Gjakovës.

Edhe në Tashkent të Uzbekistanit  rezultatet nuk munguan ku Majlinda dhe Distria morën medalje të arta, kurse Nora rrëmbeu të argjendtën.

Gati kudo ishte shënuar emri i Kosovës, edhe në Hagë e Dubai.

E jashtëzakonshme 2018-ta ishte edhe për sportin më të pëlqyer në botë.

Përfaqësuesja e Kosovës ishte në qendër të vëmendjes së opinionit futbolldashës atij vendor dhe ndërkombëtar.

Ky vit preku zenitin e përfaqësueses sonë. Djemtë e udhëhequr nga Bernard Challandes, e përmbyllën me kualifkim në fazën tjetër në Ligën e Kombeve, pa asnjë humbje.

Kosova ishte në Ligën D së bashku me:Azebejxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe.

Filloi me barazim me Azejbejxhanin 0:0, vazhdoi me fitoren ndaj Ishujve Faroe me rezultat 2:0. Loja e protagonistëve si Arbër Zeneli, Benjamin Kololli, Milot Rashica e shumë të tjerëve kulmoi në lojët kthyese ndaj Maltës ku truimfuan me rezultat të thellë 5:0.

Fat pothuajse të njëjtë pati edhe Azerbejxhani ku përfaqësuesja jonë triumfoi me rezultat 4:0.

Ndërkohë dihen edhe kundërshtaret e fazës tjetër për kualifikuese në “EURO 2020”.

Kosova gjendet në Grupin A të Ligës C së bashku me:

  1. Anglinë;
  2. Çekinë;
  3. Bullgarinë; dhe
  4. Malin e Zi.

Ndeshja e parë luhet më 25 mars 2019, në Prishinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse ndeshjen e fundit Kosova e luan si mysafire ndaj Anglisë më 17 nëntor.

klankosova.tv