Viti i Isco në Ligën e Kampionëve NULL NULL 17.10.2017 14:08 17.10.2017 14:08 Asi spanjoll e ka nisur mirë edicionin e ri të garës më elitare të futbollit europian për klube, duke u treguar pjesë shumë e rëndësishme e skemave të Zinedine Zidane Mesfushori i Real Madrid, Isco, do ta nisë të tretën ndeshjen në këtë edicion të Ligës së Kampionëve si titullar, ndaj Tottenham Hotspur. Gara europiane është treguar skenë e përkryer për asin spanjoll këtë edicion, megjithëse nuk arriti të ketë ndikimin e pritur në edicionin paraprak. Ndeshjen e parë ndaj APOEL, Isco e nisi me një lëvizje të shkëlqyeshme duke shërbyer Gareth Bale, që më pas asistoi në golin e minutës së 12-të nga Cristiano Ronaldo. Mesfushori i lindur në Malaga luajti bukur edhe ndaj Borussia Dortmund, duke hapur llogarinë për Real Madrid në garat europiane. Viti i kaluar në këtë garë ishte krejt i ndryshëm nga ky, pasi atëbotë Isco i qe dashur të presë takimin e pestë për të pasur mundsinë të tregojë veten. Kështu spanjolli synon të vazhdojë formën e mirë kundër një Tottenham-i me plot besim, në përballjen e së martës në Santiago Bernabeu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.