13:55, 2 Janar 2018

2017-a  ishte viti më i sigurt në histori për linjat ajrore komerciale, kështu thuhet në një hulumtim.

Nuk kishte rrëzime të avionëve të pasagjerëve kudo në botë, thekson një raport  nga konsulenca holandeze To70 dhe Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit.

Por To70 paralajmëroi se pavarësisht niveleve të larta të sigurisë në avionët e pasagjerëve, norma “jashtëzakonisht e ulët” e aksidentit duhet të shihet si “fat i mirë”.

Një raport i Rrjetit të Sigurisë Ajrore tha se kishte dhjetë aksidente fatale, duke rezultuar në 79 vdekje vitin e kaluar. Kjo krahasuar me 16 aksidente dhe 303 jetë të humbura në vitin 2016, transmeton Klan Kosova.

Organizata i bazoi shifrat e saj mbi incidentet që përfshijnë avionë civil të certifikuar për të bartur  14 persona.

Aksidenti më serioz i vitit 2017 erdhi në janar, kur një avion turk u rrëzua në një fshat në Kirgistan, duke vrarë katër pjesëtarë të ekuipazhit dhe 35 persona në tokë.

Dhe incidenti me vdekje në bord ndodhi në natën e Vitit të Ri kur një aeroplan 8 u rrëzua në Kosta Rikën perëndimore, duke vrarë 12 pasagjerë dhe ekuipazhin.

Në këtë studim nuk janë përfshirë  aksidentet ushtarake apo helikopterë, që do të thoshte fatkeqësia më e keqe e vitit ishte rrëzimi i një avioni ushtarak burmez Y-8, i cili u rrëzua në qershor, duke vrarë 122 njerëz në bord

Incidentet që përfshijnë aeroplanë të vegjël gjithashtu nuk figuronin në të dhëna, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.