Vishaj: Supremja doli jashtë kompetencave për kandidatët e decertifikuar NULL NULL 22.09.2017 23:38 22.09.2017 23:38 Anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, Binak Vishaj ka thënë se vendimi për decertifikimin e 87 kandidatëve për zgjedhjet lokale është marrë në bazë të ligjeve në fuqi. Por sipas tij Gjykata Supreme ka dalë jashtë kompetencave të saja kur ka vendosur që t’i rikthejë përsëri në garë, njofton Klan Kosova. “Gjykata Supreme me këtë vendim ka dalë jashtë kompetencave të saja. Vetëm Kushtetuesja mund të konstatojë nëse është shkelur ligji”, ka thënë ai. “Personalisht më vjen keq që ka shkuar huq një tendencë për dekriminalizmin e listave”, ka thënë ai. “Të gjithë anëtarët kanë kërkuar që të bëhet evidentimi i kandidatëve, në fund 87 kanë pasur aktgjykim të formës së prerë për tre vitet e fundit”, ka pohuar ai. “Dilemat tona për pasaktësinë kanë dalë që të jenë të sakta. Kemi vendosur këtë standard që bazohet në ligj”, ka thënë ndër të tjera Vishaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 14 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 53 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë